Policia ka dhënë detajet për shpërthimin e mbrëmjes së sotme në Vlorë. Blutë e qytetit bregdetar bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori”.
Sipas policisë midis pallateve, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël eksplozivi, ku si pasojë nuk ka asnjë person të lënduar por vetëm dëme të vogla materiale.
Abcnews.al raportoi më herët se shpërthimi ishte mjaft i fuqishëm, ndërsa ka alarmuar qytetarët.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 22:50, në lagjen “28 Nëntori” Vlorë midis pallateve, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël eksplozivi, ku si pasojë nuk ka asnjë person të lënduar por vetëm dëme të vogla materiale.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit./abcnews.al

