Udhëtimi në Paris, Rama zbulon me kë u takua: Kalova në mënyrë klandestine

schedule22:49 - 4 Qershor, 2020

schedule 22:49 - 4 Qershor, 2020

I pyetur në emisionin “Opinion” se si është e mundur që udhëtoi drejt Parisit në një kohë që kufijtë janë të mbyllur, kryeministri Rama u shpreh me ironi se ka kaluar në mënyrë klandestine.

Rama tha se ka qëndruar vetëm një ditë dhe është takuar me njerëzit e Presidentit të Francës.

LEXO EDHE: Fuga reagon ndaj akuzave të PD: Rama në Paris për arsye pune

Si shkuat në Paris kur kufijtë janë të mbyllur?

Rama: Kalova në mënyrë klandestine

Duhet të keni pasur arsye të madhe…

Rama: Për fatin tim të keq jam kryeministër i Shqipërisë, kam pasur një takim të rëndësishëm informal. Udhëtova të premten pasdite dhe u ktheva të shtunën në darkë. Kisha një takim të rëndësishëm me njerëzit e Presidentit të Francës.

Thatë që do bëni gati një paketë të tretë ndihme në kohën e pandemisë, kjo u duk se u harrua me lirimin e masave…

Rama: Jo se kam thënë. Nuk ka paketë të tretë. Në varësi të dinamikës kam thënë. Ne tani jemi hapur plotësisht, të gjithë po i kthehen punës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!