Dy gjigantët e Premier League e duan, ylli i Valencias: S’ka si La Liga!

schedule20:39 - 4 Qershor, 2020

schedule 20:39 - 4 Qershor, 2020

Ylli i Valencias, Ferran Torres, konsiderohet si një ndër futbollistët spanjollë që do të ketë një të ardhme të ndritur. 20 vjeçari ka bërë paraqitje shumë të mira në La Liga dhe në kontratën e tij, ekziston një klauzolë prej 90 milion sterlinash.

Liverpool dhe Manchester United, dy klubet gjigante të Premier League, kanë shfaqur interes për Torres, por vetë sulmuesi anësor ka folur hapur për të ardhmen e tij: “Për një lojtar të ri, nuk ka një kampionat si La Liga.

Normalisht, jam krenar që klube të tilla interesohen për mua, por këtu në Spanjë kam kuptuar se mund të rritem siç duhet profesionalisht”, u shpreh mes të tjerash Torres./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!