Partia Demokratike ka denoncuar ndryshimin e qëndrimit të Kryeministrit Rama mbi operacionin e kapjes së 613 kg kokainë në Durrës.
Demokratët e kanë ilustruar me intervistën e fundit të kreut të ekzekutivit për gazetën gjermane “Die Welt”, në të cilën Rama ka deklaruar se 613 kilogramët e kokainës së sekuestruar në Maminas janë kapur në bashkëpunim me autoritetet italiane.
“Përpara dy javësh ne konfiskuam 600 kg kokainë në bashkëpunim me autoritetet italiane” – shkruhet të ketë thënë Rama gjatë kësaj interviste, edhe pse të kundërtën histori ka mbrojtur publikisht edhe nga foltorja e parlamentit.
Selia blu thekson se shefi i ekzekutivit në mënyrë të përsëritur, insistonte se kapja e kokainës në Durrës ishte bërë vetëm nga autoritetet shqiptare./abcnews.al