Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare ku do të ketë një interpelancë me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj kërkuar nga një grup deputetësh, lidhur me dhunën e ushtruar nga forcat e policisë gjatë operacionit të shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.
Edhe kjo seancë do të kryhet në masa sigurie për shkak të COVID-19.
Gazetarja Erneta Shevroja tha për “ABC News” se pritet që diskutimi të fokusohet edhe te çështja e Reformës Zgjedhore.
Një debat do të fokusohet edhe te kriminaliteti në vend. Gjithashtu do të votohen disa raporte, ndërkohë emetimi i eurobondit është një tjetër pikë që pritet të diskutohet, raportoi gazetarja.