Kukësi e Teuta kanë kaluar në avantazh. Verilindorët shënuan në portën e Luftëtarit me anë të sulmuesit anësor, Enis Gavazaj.
Në Laç durrsakët iu gëzuan një penalltie. Todorovksi u pengua në zonë nga Redon Xhixha dhe për gjyqtarin Xhaja ishte 11-metërsh.
Sherif Kallaku u tregua i saktë, duke e mposhtur portierin Stajila. Kjo ndodhi në minutën e 12-të të takimit. /abcnews.al