Prej kësaj të hëne i gjithë vendi po I rikthehet gradualisht normalitetit, pas periudhës së karantinës nga COVID-19. Studentët shprehen se detyrohen të ecin në këmbë edhe 1 orë, nga shtëpia për në fakultet.
“Të them të drejtën unë jetoj në “Fresk” dhe sot më është dashur 1 orë për të ardhur deri këtu. Kështu që është pak problem, nëse zgjat shumë si proces, besoj do jetë problem për të gjithë. Unë jam në “Fresk”, por ka dhe shumë studentë që kanë shtëpinë më larg, domethënë në rrethe”, shprehet studentja.
“Me këmbë në fakt, rreth 40 minuta. Erdhëm në këmbë edhe do bëjmë mësim”, thotë një tjetër.
“Personalisht shtëpinë e kam te “Medreseja” dhe më duhet rreth 35 deri ne 40 minuta dhe normalisht e vetmja mundësi është për të ardhur në këmbë, ndonjëherë me shoqet. Ky është penalizim, pasi ka dhe studentë të tjerë nga rrethet të cilët për shkak të transportit nuk kanë ardhur në mësim”, thotë një studente.
Tashmë të rinjtë që janë në prag të diplomimit në universitete, që të ndjekin orët e konsultimeve nëpër auditore, duhet të zbatojnë protokollin e sigurisë
Që në hyrje studentëve u matet temperature dhe më pas të pajisur me maskë duke ruajtur dhe distancën u drejtohen auditoreve
Tek Fakulteti Ekonomik në Tiranë nëse studentët apo stafi nuk kanë maskë, pajisen që në hyrje me një të tillë
Administratori i këtij fakulteti, Ermal Haxhiaj na tregon se si po zhvillohen orët e mësimit nën masat anti-Covid.
Gjatë këtij muaji studentët në të gjitha universitetet e vendit do të zhvillojnë parapërgatitjet për provimet e diplomimit, por deri me hapjen e transportit urban publik do t’u duhet të ecin në këmbë. /abcnews.al