VIDEO/ Më spektakolari në Bundesliga, Klopp zgjedh një gol të famshëm

schedule08:53 - 3 Qershor, 2020

schedule 08:53 - 3 Qershor, 2020

Jurgen Klopp ka zgjedhur golin më spektakolar të shënuar në Bundesliga dhe ka dy protagonistë, sulmuesin Austin Okocha dhe portierin Oliver Kahn. Në fakt tani janë të dy ish-futbollistë, pasi i kanë varur këpucët në gozhdë.

LEXO EDHE: “Ronaldinho ishte special, Okocha mbresëlënës”, nostalgjia e Lorik Canës

Gjithçka ndodhte në sezonin 1992/93, kur nigeriani i sulmit po spikaste me Eintracht Frankfurt. Cilësitë e tij teknike ishte fantastike dhe Kahn, pjesë e Karsruher, u detyrua të shtrihej para kohe dhe më pas që katër shokë të tij të mos e ndalonin dot.

https://twitter.com/A51Football/status/1265658725882376192?s=20

Goditja finale e “Jay-Jay” Okocha ishte e saktë dhe Kahn, tashmë drejtues i lartë te Bayern Munchen, u detyrua ta nxirrte topin nga rrjeta. Klop ndërkohë që cilëson atë gol si më spektakolarin në Bundesliga. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!