Drejtori sportiv i Borussia Dortmund, Michael Zorc, vazhdon të flasë për Jadon Sancho. Ylli anglez do të jetë në qendër të merkatos, por Zorc insiston se nuk do të largohet pa ardhur një ofertë me nëntë shifra.
“Fillimisht, dua të falënderoj skuadrën, nuk është e vështirë të rikthehesh pas shumë javësh mungesë dhe të tregosh futbollin që ne kemi treguar. Kemi një grup shumë të mirë, për të cilët jam krenar.
Merkato? Sancho do të largohet vetëm nëse vjen një ofertë me 3 shifra+milion (më shumë se 100 milion). Nëse Sancho nuk largohet, nuk kemi pse ndërhyjmë në merkato”, u shpreh Zorc. Borussia Dortmund është lidhur me emra si Meunier (PSG) dhe Ferran Torres (Valencia), por duket se gjithçka do të varet nga Sancho./abcnews.al
Michael Zorc confirms Borussia Dortmund will tone down their expenditure in the transfer market this window; Jadon Sancho will only leave for a “three-digit million sum.” (Kicker) https://t.co/5T000trQaA
— Get German Football News (@GGFN_) June 2, 2020