Trajneri i Portos, Sergio Conceciao, ka thënë një batutë me të vërtetë të bukur, kur është pyetur për rifillimin e kampionatit portugez pa praninë e tifozëve në shkallët e stadiumit.
Strategu portugez bëri një krahasim me përgatitjen e një sallate, krahasim që mori vëmendje të madhe në mediat sportive. “Do të jetë shumë ndryshe të luash pa tifozë”, tha fillimisht numri një i Portos.
“Do të jetë sikur nuk ke ingredientët e duhur për të bërë një sallatë të mirë. Të hash një sallata pa vaj, kripë dhe uthull, nuk është e njëjta”, ishte batuta e Conceciao. Kampionati portugez do të rikthehet nesër, me datë 3 qershor, me Porton që do të luajë në transfertë kundër Famalicao./abcnews.al
? Porto boss Sergio Conceicao on playing matches in empty stadiums:
“It will be different to play without a crowd.
“It will be like being without the condiments to make a good salad.
“Eating a salad without oil, vinegar and salt is not the same.”
— Goal (@goal) June 2, 2020