Ndikimi rus në Shqipëri/Kreu i SHISH raporton në komisionin e sigurisë

schedule15:34 - 27 Mars, 2018

schedule 15:34 - 27 Mars, 2018

Raportimi mbi influencën ruse ne Shqipëri është diskutuar me dyer të mbyllura, në Komisionin e Sigurisë.

Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo, ka mohuar që të ketë influenca ruse në Shqipëri, por nuk ka përjashtuar se ka tendenca të tilla.

Në raportimin që zgjati rreth tre orë, deputetët e opozitës kanë kërkuar të dinë mbi ekzistencën apo jo të një raporti secret, për 124 drejtues policie të inkriminuar ne trafik droge, por edhe për lidhjet e politikaneve me 613 kg kokaine, të sekuestruara ne Maminas.

Kreu i shërbimit nuk ka pranuar të flasë mbi lidhjet e politikanëve me kokainën, ndërkohë që nuk ka mohuar ekzistencën e raportit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!