Oficerët e Policisë të operacionit Forca e Ligjit kanë shkuar sot në Kukës dhe kanë dorëzuar formularin e e vetëdeklarimit dy personave në Kukës.
Deklarimi i pasurisë u është kërkuar Zejnel Meçes dhe Bujar Ajeti.
Meçe rezulton i dënuar më parë me akuzën “Vjedhje me pasoja të rënda”, ndërsa vetëm dy javë me parë u arrestua sërish nga policia në kuadër të një tjetër operacioni.
Meçe ra në prangat e policisë më datë 20 maj në kuadër të operacionit kundër kultivimit të kanabisit “Shënmëri 2020”, ku u kapën në qytetin e Kukësit, 19 persona.
Operacioni u zhvillua në kuadër të luftës ndaj kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike, ku grupi në fjalë nën drejtimin e Kreshnik Muratajt sipas policisë kishin organizuar prej muajsh mbjelljen dhe shpërndarjen e kanabisit.
Të arrestuarit e 20 majit
-Kreshnik Murataj
-Beqir Murataj
-Shkëlqim Skacaj
-Sali Kovaçi
-Arben Tuci
-Zamir Myftari
-Floriand Myftaraj
-Pal Pergjergji
-Ramiz Cenaj
-Naim Kadiu
-Akil Buna
-Arben Bejko
-Durim Vata
-Besart Dreni
-Tarzan Veseli
-Besnik Coka
-Petrit Pashku
-Benard Kordhaku
-Shpëtim Topuzi
-Zejnel Mece
-Ardiatik Hoxha
-Rezart Tahiri.