EMRAT / Vijon operacioni “antidrogë” i policisë në rrethe, deri tani 40 shoqërime

schedule10:37 - 20 Maj, 2020

schedule 10:37 - 20 Maj, 2020

Policia e Shtetit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) në bashkëpunim me disa prokurori kanë organizuar një megaoperacion antidrogë në disa qytete.

ABC News ka mësuar se në qytetin e Kukësit, ka qenë prokurorja Rita Gjata ajo e cila ka nisur hetimet.

Për këtë operacion që është duke u zhvilluar në disa qytete të vendit, ka gati një vit që kanë nisur hetimet.

Burime për ABC News kanë njoftuar se policia po ushtron kontrolle me dron në zonat ku dyshohet për kultivimin e kanabisi.

Ndërsa numri i personave të shoqëruar deri tani ka shkuar në 40.

LEXO edhe: Policia “ngre” dronin, vijon aksioni “antidrogë” në Fier, arrestohet 1 person dhe shpallet në kërkim një tjetër

Ndërkohë mes të shoqëruarve është dhe 1 efektiv policie.

Dyshohet se koka e këtij grupi është Kreshnik Murataj nga Kukësi.

Të arrestuar deri tani janë:

-Kreshnik Murataj
-Beqir Murataj
-Shkëlqim Skacaj
-Sali Kovaçi
-Arben Tuci
-Zamir Myftari
-Floriand Myftaraj
-Pal Pergjergji
-Ramiz Cenaj
-Naim Kadiu
-Akil Buna
-Arben Bejko
-Durim Vata
-Besart Dreni
-Tarzan Veseli
-Besnik Coka
-Petrit Pashku
-Benard Kordhaku
-Shpëtim Topuzi
-Zejnel Mece
-Ardiatik Hoxha
-Rezart Tahiri.

Njoftimi i Policisë: 

Kukës

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Shënmëri 2020”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Operacion i shtrirë në disa qarqe të vendit si Kukës, Lezhë, Shkodër, Tiranë dhe Gjirokastër, me mbështetjen e Forcave Lëvizëse Operacionale.

19 persona në pranga, sekuestrohet një armë zjarri kallashnikov.

Në zbatim të Planit të Veprimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për marrjen e masave operacionale në terren, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, në bashkëpunim me strukturat e lëvizjes operacionale FLO, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale, si dhe me SHÇBA-në dhe nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, në orët e para të mëngjesit finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Shënmëri 2020”, si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i masave të sigurisë për 19 shtetas, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike, në bashkëpunim” dhe konkretisht:

SH. S., 29 vjeç, A. T., 50 vjeç, F. M., 20 vjeç, P. P., 61 vjeç, A. B., 36 vjeç, A. B., 52 vjeç, B. D., 27 vjeç, T. V., 40 vjeç, P. P. 46 vjeç, B. K., 36 vjeç, Sh. T., 46 vjeç, Z. M., 44 vjeç dhe R. T., 24 vjeç, nga këto 10 shtetas janë banorë të Kukësit, një shtetas banor i Lezhës, 1 i Pukës dhe 1 i Gjirokastrës.

Për shtetasit S. K., 41 vjeç, K. M., 26 vjeç dhe A. H., 34 vjeç, u bë njoftimi i masës së sigurisë “Arrest në burg” në IEVP Tiranë, pasi janë arrestuar për vepra të tjera penale.

Gjithashtu në kuadër të operacionit u bë shpallja në kërkim e 3 shtetasve: B. K., Z. M. dhe B. C.

Nga strukturat e SHÇBA-së pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës janë arrestuar dy punonjës policie, shtetasi A. K., 49 vjeç dhe shtetasi R. C, 59 vjeç, për veprën penale ” Shpërdorimi i detyrës”.

Dokumentimi i këtij aktiviteti kriminal është bërë pas një hetimi disa mujor nga strukturat e DVP Kukës në bashkëpunim me SHÇBA-në, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, duke aplikuar format dhe metodat speciale të hetimit, në kuadër të procedimit penal të nisur në vitin 2018, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Ndërsa për oficerin e Policisë N. K, u mor masa e pezullimit nga detyra.

Po gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi S. V., 41 vjeç, banues në Shtanë, Kukës, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e tij u gjet dhe sekuestrua një armë zjarri tip automatik, si dhe në ambientet e jashtme u gjetën 54 kubikë me bimë të dyshuar narkotike kanabis.

Strukturat e DVP Kukës do të intensifikojnë masat për garantimin e rendit publik dhe për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në Qarkun Kukës, duke bashkëpunuar me të gjithë institucionet ligjzbatuese dhe aktorët e tjerë./abcnews.al