Laçi-Teuta është një ndeshje interesante e kësaj jave, për të cilën u diskutua gjatë në emisionin Pressing në ABC News. Nevil Dede shikon kurbinasit favoritë. “Nga ana sportive, presidentët janë më agresivë. Kanë trajtim tjetër në sfida delikate.
Nuk e di kur kthehet Teco. Kur nuk ke tifozë, ekipi me presidentin më agresiv është më i favorizuar. Presidenti i Partizanit është karizmatik dhe e motivon njëherë ekipin, edhe ai i Bylisit. Ai i Teutës është babaxhan shumë. Sa e ka mesataren Laçi?300? 400? Presidenti luan rol të madh”.
Agim Canaj, më tej tha:“Në Laç të dridhen këmbët, jo vetëm nga spektatorët. Që kur vete në autobus. Që kur shkon arbitri”. Një opinion e dha edhe Sulejman Starova: “Laçi fitoi ndeshjen e parë në Durrës 0-1 (Turkaj). Laçi i mori pikët e plota në Durrës. Nuk po them që Ballshit do i humbë forca 100% për shkak të tifozëve, por transfertat janë më të lehta për ekipet që shkojnë në fusha delikate”. /abcnews.al