Canaj: Tirana do e ketë më të vështirë, ju tregoj ku do bëhet diferenca

schedule22:56 - 1 Qershor, 2020

schedule 22:56 - 1 Qershor, 2020

Agim Canaj është një nga emrat e njohur të trajningut në vendin tonë dhe sonte është pjesë e panelit të specialistëve të futbollit në emisionin “Pressing” në ABC News. “Nuk ka ndodhur ndonjëherë një situatë e tillë. Kuptohet që karantinë kemi bërë edhe me muaj. Kjo goditje ishte në aspektin psikologjik. Të rrish brenda,  për një kohë të gjatë, nuk është e lehtë. Javë pas jave do të shohim se ekipet nuk janë aty ku duhet”.

“Ana psikologjike e skuadrave është e rëndësishme. Kushdo të jetë stafi, e ka të vështirë t’i sjellë në maksimum për kaq pak kohë. Vlora e Ballshi mund të jenë stërvitur më shumë ndoshta. Më të vështirë do e ketë Tirana, jo për vetëm për atë që ka bërë këto dy javë. Ka shumë elementë që ndikojnë te stërvitja”.

“Për dy javë bëhet një stërvitje e përzier.  Varet edhe nga cilësia individuale e lojtarëve. Ajo do bëjë diferencën, jo ana fizike. Me dy javë nuk mund të kemi cilësinë e para dy muajve. Tirana nuk do e ketë të njëjtën formë. Mund të pësojë një krizë dhe vazhdon. Me një miqësore nuk kapet forma, ritmi. Tifozët janë diccka tjetër, të motivojnë dhe të rritin ritmin”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!