Janë shënuar dy gola brenda 20 minutash lojë në takimin mes Koln dhe Leipzig, që ka startuar në orën 20:30. Ndeshja e vlefshme për javën e 29-të në Bundesliga, është aktualisht me shifrat e barabarta 1-1.
Ishin vendasit e Koln ata që kaluan të parët në avantazh. Futbollisti me origjinë shqiptare, Rexhbecaj, e sheh veten të lirë brenda zonës në minutën e gjashtë dhe gjuan me të majtën. Goditja e tij ndalet në shtyllë, por Cordoba përfiton dhe kalon Kolnin në avantazh.
Shumë pak do të zgjaste avantazhi i vendasve, pasi Leipzig do të barazonte gjithçka me anë të Patrick Schick në minutën e 20-të të sfidës, goli i nëntë në Bundesliga për të./abcnews.al
Bundesliga, java 29
Koln – Leipzig 1-1
Cordoba 7′ / Schick 20′