Një studim i kryer së fundmi nga ‘New England Journal of Medicine” tregon se Covid-19 shkakton dëme të rënda në enët e gjakut. Studiuesit gjetën prova të mpiksjes së gjakut dhe infeksionit në qelizat endoteliale në mushkëri të njerëzve që vdiqën nga Covid-19, në ndryshim nga ata që vdiqën nga H1N1, të cilët kishin nëntë herë më pak mpiksje.
Sipas tyre, virusi SARS-CoV-2 mund të infektojë qelizat endoteliale, të cilat mbrojnë sistemin kardiovaskular, si dhe lëshojnë proteina që ndikojnë tek koagulimi i gjakut dhe tek reagimi imunitar. Kjo mund të përbëjë nivele të larta të dëmtimeve kardiovaskulare dhe sulme në dukje spontane të zemrës edhe tek njerëzit me Covid-19, shpjeguan ekspertët.
“Ne pamë mpiksje gjaku kudo,” thotë William Li, president i fondacionit Angiogenesis. “Ne po vëzhgonim grimcat e virusit që mbushnin qelizën endoteliale si mbushja e një makine gumballi. Qeliza endoteliale bymehet dhe membrana qelizore fillon të prishet, dhe kjo sjell një shtresë të endotelit të dëmtuar. ”
Sipas ekspertëve, infeksioni i enëve të gjakut mund të jetë mënyra se si virusi kalon nëpër trup dhe infekton organet e tjera – diçka që është atipike ndaj infeksioneve të frymëmarrjes.
“Qelizat endoteliale lidhin tërë qarkullimin enëve të gjakut në vlerë 60,000 milje në të gjithë trupin tonë,” thotë Li. “A është kjo një mënyrë që Covid-19 të ndikojë në tru, zemër ? A SARS-CoV-2 kalon vetë nëpër qelizat endoteliale apo futet në qarkullimin e gjakut në këtë mënyrë? Ne nuk e dimë përgjigjen për këtë. ” /abcnews.al