Skuadra e Egnatias ka pësuar ndryshime në stafin teknik. Ish-trajneri, Artan Bano, u largua para dy ditësh nga drejtimi i skuadrës së Kategorisë së Parë. Sot, klubi i Egnatias ka prezantuar dhe trajnerin e ri, i cili do të jetë Eduart Thartori, deri në fund të sezonit.
Njoftimi i Egnatias:
“Egnatia nis javën Anti-Veleçiku. Egnatia ka zbritur në fushë për të nisur javën Anti-Veleçiku, Administratori Olsi Dranga, ka prezantuar trajnerin e ri.
Eduart Thartori do drejtojë ekipin deri në fund të sezonit, një zgjedhje brenda familjes, pasi Thartori ka mbajtur postin e zv. trajnerit. Me stafin është bashkuar dhe Mario Deda, që do jetë zv. Trajner, duke kompletuar kështu organiken drejtuese.
Ekipi është stërvitur i plotë dhe nuk do të ketë asnjë mungesë për takimin me Veleçikun, që do luhet me datë 7 Qershor, pa praninë e tifozëve në Stadiumin “Reshit Rusi”, Shkodër.”/abcnews.al