Pëllumb Nako: Policia po përdoret si instrument për qëllime të caktuara

schedule11:58 - 1 Qershor, 2020

schedule 11:58 - 1 Qershor, 2020

Pedagogu i çështjeve të sigurisë Pëllumb Nako në studion e “ABC News” ka folur për ligjshmërinë e veprimeve të policisë.

I ndalur te ngjarja që tashmë ka marrë vëmendjen e të gjithëve, ku drejtori i Policisë Ardi Veli publikoi një video të zonjës Zaida Çobo, mamaja e 15-vjeçarit, i cili u dhunua nga punonjës të policisë pranë liqenit artificial të Tiranës dy javë më parë.

Nako u shpreh se jo vetëm në aspektin e respektimit të ligjit, kryesisht në fushën e sigurisë, shumë studiues janë shprehur se imazhi që ka policia në vende është imazhi i vetë shtetit.

“Transparenca që ka organi i policisë në raport me publikun është parësore. Sot jemi përballë një policie që nuk ka komunikim në raport me opinionin publik”, u shpreh pedagogu.

I ndalur të dhunimi i të miturit dhe reagimi i dretorit të Policisë Ardi Veliu, ai u shpreh se te gjitha veprimet futen në një kontekst.

“Përdorimi i forcës është në të drejtën e policisë dhe kjo duhet sqaruar. Por kur ajo teprohet ajo kalon në dhunë. Në rastin konkret të 15-vjeçari jemi përballë një keqtrajtimi që i ndodh atij. Në këtë rast veprimi është totalisht i dënueshëm. Ndodhemi përballë një policie po e kthen në normë përdorimin e dhunës.

Ndërkohë rasti i teatrit është akoma më katastrofik. Ndërhyrja me forcën e tepruar është nga gabimet e shumta. Policia nuk është vetëm organ që përdor forcën, por të garantojë kohezionin social. Pra të jetë në formën e një shërbimi dhe të mos kryejë diferencime. Policia po përdoret si instrument për një qëllim të caktuar”,  tha më tej pedagogu.

Gjithashtu ai theksoi se ndodhemi përballë një drejtimi të përdorimit politik të policisë./abcnews.al