Abuzoi seksualisht me të miturën, kërkohet arrest me burg për 65-vjeçarin Abaz Doku

schedule11:07 - 1 Qershor, 2020

schedule 11:07 - 1 Qershor, 2020

Prokurori Armand Gurkuqi ka kërkuar arrest me burg për Abaz Dokun, i cili akuzohet të ketë abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur në zonën e Babrrusë. E njëjta masë kërkohet edhe për tre të rinjtë.

Masa do të zhvillohet pranë Gjykatës Penale të Tiranës. Policia dhe Prokuroria u vunë në lëvizje nga kallëzimi i familjareve të vajzës pasi në rrjetet sociale të rinjtë kanë publikuar pamje nga akti.

Kujtojmë këtu se 65 vjeçari Doku, i cili ka qenë roje në tre shkolla të ndryshme në zonën e Babrrusë dhe Paskuqanit, është arrestuar në akuzën e “dhunës seksuale me të mitur” dhe bashkë me të janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë.

abcnews.al ka mësuar se ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtëpinë e vëllait të Abaz Dokut, i cili ndodhej jashtë shtetit, çelësat e të cilës i mbante 65 vjeçari.

Mësohet se ai e ka dërguar vajzën atje duke abuzuar me të, ndërkohë që gjithçka e ka filmuar në telefon, pamje të cilët ia ka dhënë edhe tre të rinjve të tjerë të zonës.

65 vjeçari ka mohuar të ketë abuzuar me vajzën e mitur, dhe ka deklaruar se e ka prekur atë vetëm në pjesët intime, me dëshirën e saj. /abcnews.al/