Presidenti Meta zhvillon vizitë shtetërore në Maltë

schedule17:59 - 26 Mars, 2018

schedule 17:59 - 26 Mars, 2018

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, po zhvillon një vizitë shtetërore dy ditore në Maltë, vizitë që përkon me 45 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Gjatë takimit me homologen e tij malteze, Marie-Louise Coleiro Preca, Presidenti Meta i shprehu vlerësim për mbështetjen që Malta i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit europian.

Të dy presidentët konfirmuan angazhimin e ndërsjellë për të nxitur qeveritë, institucionet e të dy vendeve dhe komunitetet respektive të biznesit, që të hulumtojnë dhe shfrytëzojnë të gjitha mundësitë dhe hapësirat e investimeve në sektorë strategjikë, si turizmi, energjetika, infrastruktura, sektori financiar dhe teknologjisë së informacionit./abcnews.al