Deputeti socialist Dritan Bici ndjehet i shqetësuar nga rastet e shpeshta të dhunës së policisë ndaj qytetarëve, por edhe veprimit të djeshëm të kreut të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i cili publikoi në mbledhjen e komisionit të sigurisë në Kuvend videon me armë të nënës së 15 vjecarit të dhunuar tek liqeni.
Videoja në fjalë rezultoi se ishte kapur nga prapaskenat e xhirimit të një filmi, gjë e cila shkaktoi mjaft reagim publik.
Duke komentuar tek statusi i deputetes tjetër socialiste Elena Xhina mbi heshtjen e deputeteve të pranishëm ndaj veprimit të Veliut, Bici shprehet se çdo përfaqësues në Kuvend duhet të reagojë ndaj veprimeve të policisë.
Madje, ai është ndër të paktët që flet për dhunë të policisë gjatë protestave pas prishjes së teatrit duke theksuar se ndonjëri prej të rinjve mund ta kishte pësuar si qytetari amerikan që vdiq pasi polici i vuri gjurin në qafë.
Bici shkruan se e kanë provuar dhunën e “policisë së Berishës në ’92-’97 dhe se i kërkonte falje nënës së 15 vjeçarit për atë që ndodhi me Veliun. /abcnews.al