Komisioni “Tahiri” miraton rregulloren e punës

schedule16:16 - 26 Mars, 2018

schedule 16:16 - 26 Mars, 2018

Komisioni hetimor parlamentar mbi rolin e institucioneve në çështje të narkotrafikut, përfshi rastin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri,   miratoi rregulloren e punës. Por plani paraprak i hetimit i paraqitur nga kryetari demokrat i komisionit, Edi Paloka, shkaktoi debat.

Si kishin rënë dakort një javë më parë, anëtarët e komisionit hetimor, që do të hetojë veprimet dhe mos-veprimet e qeverisë ndaj fenomenit të kanabisit dhe çështjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, miratuan rregulloren e para-dakordësuar për punën e komisionit.

Pika e dytë e rendit të ditës, paraqitja e planit paraprak të hetimit zbuloi kartat e palëve.

Kreu i komisionit Edi Paloka parashtroi planin paraprak.

Mazhoranca insistoi të përfshihet në hetim hapsira kohore prej vitit 1995, duke zgjeruar objektin e hetimit jo më prej vitit 2014 si kërkon opozita.

Planit paraprak të prezantuar nga kryetari do t’i shtohen edhe propozimet e mazhorancës për të dërguar më pas në institucionet përkatëse kërkesën për mbledhjen e informacionit.

15 Prilli ishte propozimi i kryetarit Paloka për përfundimin e mbledhjes së informacionit të nevojshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!