Kryedemokrati Lulzim Basha i është rikthyer takimit masiv që zhvilloi dje në Durrës duke i dërguar kështu një mesazh kryeministrit Rama, përmes të cilit theksoi se ai po përpiqet t’u mbyllë gojën dhe t’i shtypë shqiptarët pasi i vodhi për shtatë vite.
“Pasi i vodhi e varfëroi për 7 vite dhe i braktisi në ditët e tyre më të vështira, sot Edi Rama po mundohet t’u mbyllë gojën shqiptarëve, t’i shtypë e izolojë”, shkruan Basha në Facebook.
Lexo edhe: “Rrëzimi i Ramës fillon këtu”, Xhaferaj publikon pamjet e takimit të Bashës: Durrësi thotë boll më
REAGIMI I BASHËS
Pasi i vodhi e varfëroi për 7 vite dhe i braktisi në ditët e tyre më të vështira, sot Edi Rama po mundohet t’u mbyllë gojën shqiptarëve, t’i shtypë e izolojë.
Që ekonomia të rimëkëmbet, që të ulet papunësia dhe shqiptarët të jetojnë në normalitet duhet një qeveri që mendon e kujdeset për njerëzit. Është koha që Shqipëria dhe shqiptarët të shpëtojnë nga e keqja e madhe, RAMAVIRUSI dhe me bashkimin më të madh të sjellim ndryshimin që pret çdo shqiptar.