Mijëra demokratë durrsakë morën pjesë në takimin e djeshëm të Lulzim Bashës në këtë qytet duke shprehur kështu pakënaqësinë ndaj mënyrës së si po qeveriset vendi.
Bëhet fjalë për një pjesëmarrje të madhe, të cilën Basha nuk e ka patur as në Tiranë.
Në lidhje me këtë ka reaguar sëfundmi edhe kryedemokrati i Durrësit, Ferdinand Xhaferaj, i cili theksoi përmes një statusi në Facebook si “i gjithë Durrësi ka thënë tashmë: Boll”.
Lexo edhe: Basha takim masiv në Durrës: “Ramavirusi” pandemia që torturon prej 7 vitesh shqiptarët
Xhaferaj ka reformuar të gjitha strukturat e partisë në Durrës duke rikthyer shpresën e fitores tek demokratët, gjë e cila pasqyrohet edhe në pjesëmarrje si kjo.
Lexo edhe: Basha i rikthehet takimit të Durrësit: Pasi i vodhi, Rama tani synon t’i mbyllë gojën shqiptarëve
Ndërkohë, në lidhje me këtë takim masiv të Bashës reaguan sot kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, të cilat shprehën shqetësimin se grupime të tilla mund të bëhen shkak për shpërndarjen e koronavirusit. /abcnews.al