Policia e Kosovës ndalon hyrjen e ministrave e zyrtarëve serbë

schedule13:47 - 26 Mars, 2018

schedule 13:47 - 26 Mars, 2018

Ashtu si dhe ishte lajmëruar përveç drejtorit të Zyrës për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriç dhe Aleksandër Vulin edhe ministrit serb të Kulturës Vladan Vukosavljeviç iu ndalua hyrja në Kosovë. Mediat serbe konfirmojnë se rreth orës 11.3 të ditës së sotme policia e Kosovës e ndaloi kalimin e ministrin Vukosavljeviç në kufirin e Jarinjes, megjithëse vizita e tij ishte paralajmëruar. Po sipas mediave serbe, ministri serb u shpreh se mos lejimi që ai të vizitonte sot dhe nesër manastiret dhe tempujt është një gabim serioz dhe një dështim i madh që nuk kontribuon në gjendjen e përgjithshme.

Mëngjesin e sotëm forca të shumta të policisë së Kosovës janë vendosur në gjendje gadishmërie mëngjesin e sotëm, në kufirin e Jarinjes, në veri të vendit. Policia e Kosovës konfirmoi për mediat në vend, se ndodheshin në veri për të ndaluar hyrjen e mundshme në territorin e Kosovës, të drejtorit të Zyrës për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuric dhe Aleksandër Vulin. Vendimi për të mos lejuar hyrjen në territorin e Kosovës të dy zyrtarëve serbë është dhënë nga Ministria e punëve të jashtme. Sipas Ministrisë së jashtme të Kosovës kërkesa për vizitë i ishte refuzuar Gjuriç dhe ekipit të tij, për shkak të situatës së krijuar ditët e fundit dhe pas deklaratave, të cilat kanë kontribuar në përshkallëzimin e tensioneve, si dhe deklaratave që nuk përputhen  me marrëveshjen e Brukselit mes Kosovës e Serbisë. /abcnews.al