Sipas MeteoAlb: Dita nis me mot të vranët dhe reshje të pakta në zonat bregdetare, të cila gradualisht deri në mesditë do të përfshijnë gjithë vendin duke sjellë shira herë pas-here në formë rrebeshi. Mbrëmja përmirëson përkohësisht kushtet atmosferike.
Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C verilindja deri në 25°C ultësira perëndimore.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 4 ballë. /abcnews.al