Basha: Ndjesë që PD nuk finalizoi gjetjen e eshtrave të të pushkatuarve

schedule13:09 - 26 Mars, 2018

schedule 13:09 - 26 Mars, 2018

Gjatë një aktiviteti në nderim të të zhdukurve gjatë diktaturës komuniste, Lulzim Basha ka kërkuar ndjesë në emër të PD, pasi partia që drejton, nuk arriti të finalizonte gjetjen e eshtrave të 4500 personave të pushkatuar pa gjyq. Kryetari i PD tha se demokratët po përgatisnin një ligj, i cili bashkë me ndalimin e simboleve komuniste, do e përmbushë detyrimin e gjetjes së të zhdukurve, si shenjë respekti e mirënjohje e kombit për sakrificën e tyre.

“Krimi komunist shqiptar është krimi më i rëndë komunist në Europë , po më i rëndë se krimi është zhdukja e gjurmëve të krimit, mosgjetja e eshtrave të 4500 të ekzektuarve me gjyq e pa gjyq, ka në themel kompleksin e kriminelëve për të zhdukur bashkë me kundërshtarët edhe gjurmët. 

Është momenti që në emër të PD-së të përsëris kerkesën për ndjesë, flaje, që nuk kemi përmbyllur me sukses gjetjen e eshtrave të të afrëme tuaj të persekutuar.

Zotohem para jush sot së bashkë me ligjin që po hartojmë me kontributin gjerman, tuajin e shoqatat do t’i kërkojmë parlamentit shqiptar ndalimin e  simboleve komuniste”./abcnews.al