Te Dortmund e kanë përjetuar keq humbjen kundër Bayern Munchen. Verdhezinjtë u mposhtën në mesjavë në fushën e tyre nga një perlë e Joshua Kimmich, goli i të cilit i dhuroi tre pikët bavarezëve dhe mbylli llogaritë e titullit (Bayern ka shkuar +7).
Drejtori sportiv i Dortmund, Michael Zorc është rikthyer te klasikja gjermane në konferencën për shtyp përpara duelit me Paderborn (ditën e diel, ora 18:00). “Ne kemi pasur ditë më të mira, kjo është e sigurt. Duhet t’i shfrytëzojmë më shumë këto lloj ndeshjesh.
Pa tifozë nuk ndikon më faktori fushë, do të më kishte pëlqyer të luanim me tifozë kundër Bayern Munchen. Me stadiumin plot, mund të kishim bërë shumë më tepër“, thekson drejtuesi i klubit gjerman. /abcnews.al

