“Final Four” në Gjermani, skenari i fundit për Champions League

schedule12:21 - 29 Maj, 2020

schedule 12:21 - 29 Maj, 2020

Gjermania e dha e para mesazhin që futbolli duhet të rifillojë. Kampionatet atje nisën që në muajin maj, ndërkohë që në Francë vendosën ta mbyllin para kohe. Së fundmi Italia, Spanja dhe Anglia ndanë mendjen dhe përcaktuan datat, me Serie A që rinis më 20 qershor, La Liga me 11 qershor dhe Premier League me 17 qershor.

Champions League ende ka të panjohura, veç planit për të zhvilluar një “Final Four”. Dëshira është e madhe që të luhen të gjitha ndeshjet, por kushtet janë të tilla dhe mund të sakrifikohet ndonjë ndeshje.

Momentalisht mendohet që më 7-8 gusht të luhen ndeshjet e prapambetura, Barcelona-Napoli dhe Juventus-Lion. Më pas, më 13-14 të luhen çerekfinalet, me tek ndeshje. “Final Four”, deri më tani është menduar të luhet në Turqi, ndërkohë që së fundmi raportohet se opsion është edhe Gjermania, konkretisht qytete si Berlini dhe Munihu.

Me Bayern Munich në garë, zor se klubet që garojnë në Champions League do të pranojnë, edhe pse në fakt nuk është se ka ndonjë ndikim të madh, gjithmonë nëse do vijohet të luhet pa tifozë. Ditët në vijim pritet edhe zyrtarizimi, pasi për momentin gjithçka është në kuadrin e fjalëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!