Treni përplas një kalimtare në Rrashbull/21 vjeçarja humb njërën këmbë

schedule10:36 - 26 Mars, 2018

schedule 10:36 - 26 Mars, 2018

Një 21 vjeçare ndodhet në gjendje te rëndë shendetësore, pasi u përplas nga treni. Ngjarja ka ndodhur pranë tunelit të Rrashbullit.  21 vjeçarja Nikita Rama po tentonte të përshkonte një kalesë të paligjshme.

Mësohet se si pasojë e përplasjes nga treni vajza ka humbur njeren këmbë, ndërsa ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.Policia pasi mbërriti në vendngjarje, ndaloi mashinistin deri në sqarimin e rrethanave.

Pak muaj më parë në të njëjtin vend një e moshuar humbi jetën. Ajo u përplas nga treni teksa tentoi të kalonte rrugën./abcnews.al