Ambasada Amerikane kërkon stabilitet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese: Liderët politikë ta zbatojnë

schedule07:16 - 29 Maj, 2020

schedule 07:16 - 29 Maj, 2020

Ambasada Amerikane në Kosovë kërkon nga liderët politikë që të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha institucioneve dhe partive politike të zbatojnë vendimin e sotëm dhe të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Ne kërkojmë nga të gjithë liderët të punojnë së bashku për një tranzicion të rregullt në interes të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për të gjithë popullin e Kosovës”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së Kosovës në Prishtinë.

Kujtojmë se, Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikoi mbrëmjen e djeshme vendimin për kushtetutshmërinë e dekretit të Presidentit Hashim Thaçi, duke i dhënë të drejtë këtij të fundit.

Gjykata vlerësoi se presidenti ka vepruar në përputhshmëri me nenin 82, paragrafi 2, të Kushtetutës me rastin e mandatimit të Avdullah Hotit për kryeministër nga radhët e LDK-së.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!