Fidel Ylli hodhi hije dyshimi, qeveria tërheq projektligjin për sportin

schedule20:18 - 28 Maj, 2020

schedule 20:18 - 28 Maj, 2020

Qeveria shqiptare ka tërhequr nga Kuvendi edhe Projektiligjin për ndryshimet më të fundit në Ligjin për sportin, duke e konsideruar të paplotë draftin e paraqitur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Burime pranë Komisionit të Kuvendit kanë bërë me dije që ky projektligj është tërhequr dhe nuk do të futet në kalendarin e punimeve, sikundër ishte parashikuar kohë më parë të shkonte.

Kryeministri ka urdhëruar ngritjen e një grupi pune, tashmë të riformatuar ndryshe, që do të sjellë në Qeveri një tjetër projekt-ligj, duke kthyer atë aktualin që përfshinte ndër të tjera edhe pjesën e zhdoganimit të barnave dhe materialeve laboratorike të sportit nën koperturën e një neni  përkatës.

LEXO EDHE: Fideli Ylli: Ç’lidhje ka sporti me laboratorët?! Ky projektligj nuk kalon!

Për këtë projekt-ligj, ditë më parë, deputeti Fidel Ylli, në një bisedë në Studio sprint ka hedhur hije të forta dyshimi, duke e konsideruar një aferë të madhe, pas së cilës fshihen interesa misterioze. Ndërkaq, i është lënë porosi edhe ministrave përkatës të bëjnë kujdes në draftin që do të sjellin, për t’u dakordësuar më parë me grupet e interesit.

Më parë ishin anashkaluar plotësisht dhe në projektligjin ekzistues mungonte transparenca, ccka do të shkaktonte një polemikë të madhe, nëse do të merrte aprovimin e kartonëve të shumicës. Po kështu, lista e barnave dhe e materialeve mjekësore e cila ishte future “off-side” në mbledhjen e qeverisë, pritet të jetë objekt analize për autorësinë përkatëse. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!