Paratë nuk bëjnë efekt, Gentian Muça: Kurrë nuk shkoj te Partizani!

schedule16:48 - 28 Maj, 2020

schedule 16:48 - 28 Maj, 2020

Gentian Muça është i lidhur shpirtërisht me Tiranën. Edhe pse kaloi një periudhë të vështirë për shkak të një problemi shëndetësor, pasi gati dy vitesh ai u rikthye në fushë dhe pak kohë më parë përjetoi një fitore të paharrueshme në derbi kundër Partizanit.

Ai triumf me rezultatin 5-1 do të mbahet mend gjatë nga ai dhe çdo tifoz bardheblu, që prej më shumë se pesë vitesh nuk gëzohej dot pas përballjeve me rivalët e qytetit. Muça, sikurse edhe të gjithë presin, e përjashton si opsion Partizanin për të ardhmen.

Me zë e figurë, në një lidhje direkte me emisionin “Fan Zone” në Supersport, Muça tregohet i qartë: “Nuk ka rrogë që më ble për të shkuar te Partizani. Këtë e them pa asnjë mendjemadhësi. Ka gjasa që nuk do të ndodhë kurrë”.

Në maj ka mbushur 33 vjeç dhe Muça e di mirë se duhet të vazhdojë të qëndrojë me bardheblutë. “Në këtë periudhë të karrierës që jemi, nuk është e këshillueshme të lëvizësh shumë. Te Bylisi dhe Dinamo kam qenë i huazuar nga Tirana”, shprehet mbrojtësi, i cili mezi pret që të fitojë titullin kampion me Tiranën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!