Një klub rus është prekur shumë nga koronavirusi. Plot katër lojtarë të Lokomotivës së Moskës kanë rezultuar pozitivë në testet e kryera dy ditë më parë.
Emrat e lojtarëve janë bërë publikë dhe ata janë: Barinov, Kochenkov, Timur Suleymanov e Tugarev. Të katër futbollistët nuk kanë shfaqur asnjë simptomë dhe nuk kanë probleme shëndetësore.
Ata do të izolohen për një javë, duke qenë të detyruar të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Nuk është hera e parë që Lokomitiva preket nga koronavirusi, teksa Jefferson Farfan rezultoi pozitiv dhjetë ditë më parë. Të prekur ka edhe në disa klube të tjera ruse: te Rubin Kazan dhe Dinamo Moskës. /abcnews.al