Murrizi akuza për Reformën Zgjedhore: Struken si struci te pallati i Kongreseve

schedule12:21 - 28 Maj, 2020

schedule 12:21 - 28 Maj, 2020

Deputeti Myslim Murrizi këtë të enjte nga foltorja e kuvendit të Shqipërisë ka akuzuar qeverinë se po vjedhen  e njëpasnjëshme që po ju bën shqiptarëve që nga tërmeti, virusi dhe çdo ditë.

Murrizi ka akuzuar ministren Denaj dhe ministrin Ahmeti për faktin që akoma nuk kanë asnjë plan për rindërtimin e Thumanës dhe për strehimin e banorëve të cilët u dëmtuan nga tërmeti.

U premtuar pagën e luftës shqiptarëve por asgjë deri më tani, 110 milionë euro i keni bërë rrush e kumbulla do të votoni ose e keni votuar për të marrë dhe një borxh 170 milionë euro. Çështë ky borxh di gjë të thotë ministri i tërmetit, tigri i qametit. Ku do të shkojnë 174 milione euro.  Propagandë dhe hipokrizi me tërmetin më thoni keni bërë ndonjë plan për ndërtimin e Thumanës, edhe ato të tërmetit të parë në shtator i keni në çadra,”tha deputeti.

Ndër të tjera deputeti ka theksuar se gjatë kësaj periudhe pandemia po mbani të burgosur shqiptarët deri më 23 qershor.

Sipas tij urdhrat po hartohen sipas qejfit, por do të vijë momenti që shqiptarët të revoltohen dhe 97’ do ju duket mjaltë.

Ndër të tjerë në fjalën e tij në kuvend Murrizi e ka pyetur kreun e grupit parlamentar të PS-së  Tauland Ballën se pse është tërhequr nga nisma e tij për të sigurat votën çdo shqiptari.

“Dilni të hënën dhe thoni kujdes të martën, dilni të mërkurën dhe thoni e enjtja është më e vështirë, të premten dhe të shtunën thoni ecni në këmbë, të dielën kyçni makinën se ju hyn virusi në makinë. Koronavirusi nuk është diversant , rregulloni çkeni për të rregulluar. Deri në fund të vitit do të mungojnë 1 miliardë lekë borxhë dhe nuk do të keni plan për rimekëmbje, turizmi nuk vjen nga jashtë por numëroni emigrantët që vijnë.

Qindra biznese falimentojnë çdo ditë ju talleni se do ju jepni pagë luftë, se do u ndërtoni shtëpinë, ju nuk guxoni të shkoni në shtëpitë e tyrem ju talleni me atë që e fituan në vitin 1990 me votën e sovranët e pushtetët. Strukeni dhe futeni si struci

 Balla ke deklaruar se do u japësh mundësi që të votojnë çfarë të shtyu që u tërhoqi, një ditë shqiptarët do të vendosin vetë dhe në këtë sallë nuk do të vijnë kloun.

Halli dhe sikleti që i ka zënë shqiptarët nga virusi nga tërmeti dhe nga qameti i të gjithë qeverive, do ju vijë shpejt fundi.Një ditë qytetarët shqiptarë do të vendosin vetë, në këtë sallë nuk do vijnë manekinë e klloun që nuk ua ka parë njeri fytyrën. Nuk mund t’i mbani përjetësisht nga dy grupe që një i lëpihen Lul artistit dhe artistit të Surrelit, kur të ngrihen shqiptarët do ju duket lule 97’, të gjithë bashkë do ta provojmë “, është shprehur Murrizi./abcnews.al