“S’ka më zona të kuqe”, Rama: Shumë shpejt do të prezantojmë planin për rimëkëmbjen ekonomike

schedule21:36 - 27 Maj, 2020

schedule 21:36 - 27 Maj, 2020

Kryeministri Edi Rama njoftoi se shumë shpejt do të prezantohet plani i rimëkëmbjes ekonomike. Rama theksoi se me anë të këtij plani synon që të përmirësojë dëmtimin e ekonomisë, shkaktuar nga situata e pandemisë.

“Faqja ime ka shërbyer për ta përshpejtuar shpërndarjen e informacionit hap pas hapi që për vetë natyrën e kësaj situate. Shqipëria sot duan apo s’duan të tjerët është në hartën e suksesit.

Do të hapim kufijtë tokësor, çerdhet e kopshtet do të hapim qarkullimin e makinave në të gjithë vendin natyrisht edhe plazhet, por nuk do të lejojmë asnjë pa autorizimin e posaçëm të vendosim çadrat.

Kjo do të jetë java e fundit me ndalim kalimin e zonave të kuqe dhe ndarjes me rregulla për zonat. Ju falënderoj edhe njëherë me shumë mirënjohje dhe bëni kujdes tanimë kur gjithçka varet nga ju. Shumë shpejt do t’ju prezantojmë planin e rimëkëmbjes ekonomike që të dalim më të fortë nga kjo valë e paparashikuar.

Që prej fillimit të qershorit do të hapen kontejner e rindërtimit dhe shumë njerëz që janë prekur nga tërmeti do të futen në shtëpitë ë tyre brenda vitit. Si çdo vitit të gjithë do ta kuptojnë se do të bëhemi më të fortë”, u shpreh Rama./abcnews.al