Nisin testet në njerëz për vaksinën e mundshme anti Covid-19 në Australi

schedule19:07 - 27 Maj, 2020

schedule 19:07 - 27 Maj, 2020

Në Melbourne të Australisë kanë nisur testet e para në njerëz për një vaksinë potenciale për koronavirusin. Në këtë program janë të përfshirë 130 persona.

Në ngarkim për drejtimin e punës, në fazat e para, do të jetë organizata për testet klinike Nucleus Network përpara se testet të zgjerohen në Brisbane pas një jave.

Pjesmarrësit, që do të marrin dozën e NVX-CoV2373 janë persona të shëndetshëm të moshës 18 deri në 59 vjeç.

Mjeku dhe mikrobiologu i sëmundjeve infektive Paul Griffin tha se provat klinike janë “hapi i parë kritik” për zhvillimin e një vaksine të mundshme,  të sigurt kundër COVID-19.

Sekretari për Kërkime Mjekësore, Frank McGuire, tha se testi në njerëz i vaksinës është një hap i rëndësishëm përpara në garën për një vaksinë për virusin korona.

Kujtojmë këtu se ekipe të ndryshme nga e gjithë bota janë në “garë” për krijimin e një vaksine që mund t’i japë fund koronavirusit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!