Përveç pandemisë së koronavirusit në Kosovë një tjetër sfidë për mjekët dhe qytetarët është ajo e pickimit të rriqrave.
Qyteti më i prekur nga ky infeksion është Malisheva, ku sipas IKSHP-së,deri më tani janë regjistruar 811 pickime.
Në lidhje me këtë, IKSHP-ja bëri të ditur se Komuna e Malishevës këtë javë po bënë dezinfektim selektiv në asgjësimin e rriqrave. Komunat tjera endemike po përgatiten dhe besojmë së shpejti do të fillojnë me dezinfektim selektiv.
Gjithashtu IKSHP-ja në Kosovë ka dhënë disa rekomandime për t’u mbrojtur nga ky fenomen.
- Mos qëndroni gjatë dhe pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre,
- Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende vesh rroba të gjata dhe pantallonat futni në çorapë,
- Duhet të përdorni preparate me të cila lyejmë pjesët e trupit të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut e sidomos në pjesët e zbuluara të trupit, (shuplakat, qafën),
- Kontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në vatër,
- Kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre,
- Nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më shpejt,
- Kositja e barit të bëhet në vazhdimësi (oborr dhe livadhe),
- Pastrimi dhe dezinfektimi i stallave të bëhet në vazhdimësi,
- Mbajtja e higjienës personale në nivelin më të lartë, bëhet e ditur në njoftimin e tyre.