Të dielën do të zgjohemi një orë më shpejt, por përpara do të kemi një ditë më të gjatë.
Mesnatën mes 24 dhe 25 Marsit, akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta para. Kështu ora 2:00 do të jetë 3:00. Ora verore do të zgjasë deri më 30 Tetor, kur rikthehet sërish ora dimërore.
Por ky mund të jetë edhe viti i fundit që kemi dhe orën verore dhe atë dimërore, pasi Parlamenti Europian po kryen një studim mbi efektet negative dhe pozitive të ndryshimit të orës për të vendosur më pas a do të kemi një unfikim të saj.
Vendimi erdhi pas debateve mes eurodeputetëve për heqjen e orës dimërore me argumentin se qytetarët mund të përfitojnë më tepër nga një ditë më e gjatë./abcnews.al