Është rritur numri i pacientëve të sëmurë me koronavirus të shtruar në spitalin Infektiv. Këtë të mërkurë në krahasim me një ditë më parë ku kishim vetëm 17 pacientë të shtruar numri i të shtruarve tek Infektivi ka shkuar në 25, prej të cilëve tre janë në terapi intensive.
Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit janë të shëruar 9 qytetarë, duke e çuar mbi 800 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Lexo edhe: E FUNDIT/ Shkon në 1050 numri i të prekurve nga koronavirusi, të gjithë të sotmit janë në Tiranë
Ndërkohë sot janë konfirmuar 21 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 1050 numrin e të infektuarve./abcnews.al