Kotzias në Shkup/Mediat greke: Klimë shqetësuese

schedule12:43 - 24 Mars, 2018

schedule 12:43 - 24 Mars, 2018

Një atmosferë e ftohtë dhe vetëm një pikë e përbashkët, është ky përfundimi i mediave greke përsa i përket vizitës dyditore të ministrit të Jashtëm grek, Kotzias, në Shkup.

Sipas mediave greke, klima që i parapriu ministrit të Jashtëm grek në Maqedoni ishte e çuditshme dhe shqetësuese në të njëjtën kohë. Televisioni grek ERT raportoi se marrëveshja e propozuar nga Shkupi për zgjidhjen e çështjes së emritc dukej sikur ishte shkruar nga ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, kjo për shkak të qëndrimit radikal të palës maqedonase.

Po sipas kësaj media, propozimi i Athinës zyrtare përbëhej nga 25 faqe ndërsa ai maqedonas vetëm 5 faqe. Njëkohësisht mes dy propozimeve ka shumë ndryshime në mënyrë të veçantë, sa i përket Kushtetutës dhe identitetit. Sipas mediave greke e vetmja pikë e përbashkët është ajo për emrin, ku propozimi Maqedonia e Sipërme.

Madje më tej shkruhet se takimet në Shkup karakterizoheshin nga një atmosferë e ftohtë dhe jo për shkak të temperaturave të ulëta. Por sepse përveç gazetarëve dhe kameramanëve, delegacioni grek në aeroportin e Shkupit, të cilit i është ndërruar emri së fundmi pikërish në kuadër të negociatave Athinë – Shkup, nuk u prit nga asnjë zyrtar i qeverisë maqedonase apo Ministrisë së Jashtme./abcnews.al