Manuel Neuer i pakalueshëm, rekord skandaloz i Borussia Dortmund

schedule21:38 - 26 Maj, 2020

schedule 21:38 - 26 Maj, 2020

Borussia Dortmund ndoshta i tha “lamtumirë” titullit kampion në Bundesliga, pas humbjes 0-1 në shtëpi kundër Bayern Munchen. Tashmë, diferenca e bavarezëve në krye është +7 dhe duken në rrugën e duhur për të fituar titullin e tetë radhazi kampion.

Po përveç humbjes dhe shkëputjes me Bayern, Dortmund vendosi dhe një rekord skandaloz. Kjo sfidë, ishte e para që nga janari i 2018-ës që verdhezinjtë nuk shënonin në fushën e tyre.

Plot 38 ndeshje që nga ajo kohë dhe për këtë rekord skandaloz, “meritë” ka Manuel Neuer. Gardiani gjerman ishte i pakalueshëm dhe çdo gjuajtje drejt kuadratit të tij, arriti ta ndalë. Thjesht nuk ishte dita e Dortmundit…/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!