Kimmich: Goli më i bukur në karrierë, e kishim studiuar portierin Burki!

schedule21:19 - 26 Maj, 2020

schedule 21:19 - 26 Maj, 2020

Joshua Kimmich ishte njeriu që vendosi klasiken gjermane. Ylli i Bayern Munchen shënoi golin e vetëm në takimin kundër Borussia Dortmund, duke bërë që Bayern të largohet nga Signal Iduna Park me tre pikë të plota.

Në minutën e 44-ët të sfidës, mesfushori gjerman realizoi nga jashtë zone më një parabolë, duke shtangur portierin Burki dhe duke shënuar një nga golat më të bukur këtë sezon në Bundesliga. Pas ndeshjes, Kimmich foli për këtë gol të shënuar.

“E kishim studiuar portierin Burki, ai shpeshherë qëndron larg vijës fatale. Ky ishte goli më i bukur në karrierën time, ishte shumë i rëndësishëm gjithashtu”, tha shkurtimisht gjermani, i cili ishte ndër më të mirët në fushën e lojës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!