Komandati i Gardës së Republikës ka kaluar vettingun duke bërë që të vijojë në detyrën e tij.
Vendimi i për Sakon është dhënë nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit sipas të cilit ai nuk ka kontakte me personazhe të inkriminuar dhe mund të vijojë detyrën.
KJV zhvilloi një seancë dëgjimore në datat 6 dhe 7 shkurt me Sakon, por atëhere ai kërkoi më shumë kohë duke theksuar se vettingu ishte një proces i panjohur me të, gjë kjo e detyronte të kërkonte më shumë kohë për paraqitjen e dokumentacionit të nevojshëm përmes të cilit të vërtetonte se mund të vijonte detyrën.
Me vendimin e sotëm, KJV ka marrë parasysh këto dokumente duke i dhënë dritën jëshile kreut të Gardës.
Emri i Sakos doli nga shorti i hedhur për emrat e parë që do të kalohen në sitën e vettingut në radhët e Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës. /abcnews.al