Rama: Bllokimi i Kushtetueses, përgjegjësi e mazhorancës

schedule17:13 - 23 Mars, 2018

schedule 17:13 - 23 Mars, 2018

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama ka komentuar për gazetarët situatën në të cilën ndodhet Gjykata Kushtetuese, pas shkarkimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të gjyqtarit Fatos Lulo. Sipas Luan Ramës, ngërcci i krijuar në Gjykatën Kushtetuese por edhe në atë të Lartë është një përgjegjësi e drejtpërdrejtë e arrogancës së mazhorancës në njëanshmërinë me të cilën ka trajtuar reformën në drejtësi pas konsensusit të 21 korrikut. /abcnews.al