Dmitry Peskov, zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin është nxjerrë të hënën nga spitali pasi u shëruar nga koronavirusi. Lajmin e kanë konfirmuar mediat ruse. Peskov citohet të ketë thënë se tashmë do të qëndrojë në shtëpi edhe për dy javë të tjera.
“Tani për tani mbetem në karantinë”, u shpreh 52-vjeçari, për agjencinë TASS.
Peskov u shtrua në spital pasi ai dhe bashkëshortja e tij, Tatyana Navka, rezultuan pozitivë për koronavirusin më 12 maj. Navka është nxjerrë nga spitali më 21 maj.
Me koronavirus janë infektuar edhe zyrtarë të tjerë rusë, përfshirë kryeministrin Mikhail Mishustin, ministren e Kulturës, Olga Lyubimova, dhe ministrin e Ndërtimit, Vladimir Yakushev.
Deri më tani, Rusia numëron 353,427 raste me koronavirus ndërsa deri më tani kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19, 3,633 persona. /abcnews.al/