Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Talenti holandez i Barcelonës në shitje, gjiganti i Serie A futet në garë!

schedule21:41 - 25 Maj, 2020

schedule 21:41 - 25 Maj, 2020

Klubi i Interit i është bashkuar garës për mesfushorin e Barcelonës, Xavier Mbuyamba. Adoleshenti holandez është vendosur në merkato nga katalanasit, edhe pse është në kontratë me ta deri në fundin e sezonit 2022/2023.

Ekipe si Chelsea, AZ Alkmaar, Real Madrid dhe Juventus kanë kohë që po e monitorojnë me kujdes situatën e të riut. Por, tashmë sipas raportimit të “Sport”, edhe Interi është një nga klubet pretendente për të siguruar shërbimet e  Mbuyambës.

Xavier iu bashkua Barcelonës verën e kaluar nga ekipi i MVV Maastricht. Ai ka luajtur për ekipin e të rinjve të blaugranave si dhe me Barcelonën B. Këtë vit holandezi pati dhe fatin të stërvitej me ekipin e parë. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!