Ministri i Shëndetësisë, Kenena Hrapovic, ka falënderuar stafin mjekësor dhe qytetarët e Malit të Zi, për kontributin në luftën kundër koronavirusit.
Gjithashtu ai është shprehur se Mali i Zi është vendi i parë në Europë që ka arritur të “zhdukë” virusin.
“Sjellja e përgjegjshme dhe kujdesi shëndetësor i përbashkët janë suksesi jonë për të mbajtur titullin e një shtetit të lirë që ka treguar se di të luftojë armikun që ka pushtuar planetin. Qëllimi ynë kryesor është për të ruajtur shëndetin dhe jetën e qytetarëve”, tha Hrapovic.
Më tej ai theksoi se të gjitha aktivitetet e Ministrisë dhe sistemi shëndetësor në vazhdim do të përqendrohet në monitorimin zhvillimin dhe gatishmërinë për të menaxhuar në vijim pandeminë.