Marrëveshje e fshehtë Turqi-Rusi, si brigada ruse kaloi në Libi?

schedule15:38 - 25 Maj, 2020

schedule 15:38 - 25 Maj, 2020

Dronët ushtarake Bayraktar u munduan të bëjnë të pamundurën. Ata saktësisht bombarduan betonin që mbronte dy raketat që sapo kishin mbërritur nga Rusia me sistemin e raketave Pantsir, shkruan Zougla.gr

Sulmi i parë shkatërroi gjithë frontin duke nxjerrë jashtë funksionit një njësi të raketave ruse.

Sulmi i dytë nga dronët ushtarakë tur1 ishte gjithashtu i suksesshëm, sepse vala e zjarrit dogji sistemin raketor, por nuk e shkatërroi atë. Forcat e kryeministrit Fagez Al Saraz mesa duket nuk humbën kohën kot.

Ata morën sistemin  “Pantsir” dhe filluan të marshojnë nëpër rrugët e Tripolit me dy kamionë, duke u shfaqur fitimtar, raporton abcnews.al

Kjo është ajo që ndodhi javën e kaluar. Disa ditë më vonë, të premten pasdite, agjensitë ndërkombëtare të lajmeve raportuan se të paktën tetë armë luftarake nga Rusia, gjashtë MiG-29 nga periudha Sovjetike dhe dy Sukhoi 24 të ndërtimeve më të fundit ruse ishin zbuluar diku në Lindjen e Libisë.

Në të njëjtën kohë, raportet nga Siria thanë që tetë armë rusë janë marrë  nga një bazë ruse në tokën Siriane për tu dërguar në Libi. Të gjithë supozuan se Vladimir Putin ishte i vendosur t’i jepte një mësim  ushtrisë “arrogante” turke që kishte realizuar diçka që askush nuk e kishte menduar gjashtë muaj më parë. Jo vetëm për të ndaluar trupat e Khalifa Haftar, por edhe për të detyruar gjeneralin e vetëshpallur të urdhërojë tërheqjen e forcave të tij ushtarake. Por diçka ndryshoi, sepse të djelën e kaluar 24 maj, pati një eksod masiv të mercenareve ruse Wagner, të cilët kanë luftuar me Khalifa Haftar për 13 muaj, raporton abcnews.al

Ishin rreth 1000 burra, të ndjekur nga 400 mercenarë të tjerë, gjithsej rreth një brigadë e vogël komando ruse. Forca ruse po shkonte 150 km (93 milje) në jug të kryeqytetit Tripoli drejt bazës ajrore të Bani Walid. Kjo bazë kontrollohet plotësisht nga forcat e Khalifa Haftar dhe për këtë arsye nuk ka asnjë problem sigurie për mercenarët rusë.

Mbikëqyrësit e OKB në kryeqytetin e Libisë menjëherë pyetën se çfarë po ndodhte. Ata ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje dhe çdo mbikqyrës duhet të  bazohet në atë që sheh dhe atë që dëgjon dhe jo atë që shkruhet në raportet e ekspertëve, të cilat nuk janë gjë tjetër veçse propagandë.

Përveç rusëve, Khalifa Haftar mbështetet nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti, raporton abcnews.al

Ajo që ka ndodhur ditët e fundit, përkundër humbjeve të njëpasnjëshme të Khalifa Haftar, nuk është parë nga asnjë mbikqëyrës ushtarak apo diplomatik në Libi, as nga avionët rusë të përmendur më lart ose nga gjashtë Mirage 2000e që  kanë dërguar arabët javen e kaluar.

Një pyetje e dytë që kërkon përgjigjë është se si 1.400 mercenarë rusë arritën të kalojnë 150 km shkretëtirë pa asnjë vështirësi dhe të mbërrijnë të sigurtë në Bazën Ajrore të Bani Walid pa u ndaluar nga asnjë forcë turke.

Kjo është një pyetje që kërkon përgjigje pasi vëzhguesit ushtarakë dhe diplomatikë në Tripoli janë pothuajsë të sigurt se ka pasur një marrëveshje jozyrtare Turqi-Rusi për kalimin e sigurt të brigadës ruse në jug të Libisë, raporton abcnews.al

E vërteta është se muajt e fundit, Khalifa Haftar,i cili ka qënë në akademinë ushtarake se bashku me Muammar Gaddafit, një agjent i CIA- zhgënjeu shumë miq të tij.

Ai zhgënjeu rusët në konferencën e Moskës, zhgënjeu përsëri rusët dhe europianët në konferencën e Berlinit dhe kjo tregoi se ai po luante lojëra të pista personale.

Derisa të  ketë përgjigje për të gjitha këto pyetje, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ankarasë padyshim është triumfues, ndërsa Tayip Erdogan po buzëqesh, duke lexuar në revista dhe gazeta të huaja tituj si: “Libia tani i përket Turqisë”

Është bërë e ditur se pas këtyre zhvillimeve  Ministria e Punëve të Jashtme Greke, shprehu dëshirën se ambasadori Libian dhe një përfaqësues i qeverisë së Tripolit të kthehen menjëherë në Athinë. Dhe së bashku me ta edhe Al Saraz, të cilin Nikos Dendias, Ministri i Jashtëm Grek, e kishte dëbuar disa muaj më parë.

Sipas informacioneve të Ministrisë së Jashtme turke dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, një një sistem i integruar që shpon puse, të tilla si nafta ose puse uji, në thellësi të  tokës  pritet të dërgohet në jug-juglindje të Kretës deri në fund të korrikut  sipas marrëveshjes së përcaktuar  turke mbi ndarjen e EEZ./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!